Kjo është edhe ditëlindja e parë që ata po e festojnë si çift i fejuar.
Këngëtarët, Mimoza Shkodra e Seldi Qalliu që u fejuan në nëntor të vitit të kaluar, muajt e fundit i kanë pasur vetëm festa.
Fillimisht fejesa, më pas viti i ri e tani vjen ditëlindja e Seldit, të cilën Mimoza s’mund të rrinte pa e uruar edhe publikisht.
Ndonëse e thjeshtë në urim, ajo ka pasur fare pak fjalë për dashurinë e saj.
“Urime jeta ime. U bëfsh 100, të dua”, ka shkruar Mimoza. /Prive.al