Xhemi do e ‘vrasë’ Arbanën për dy foto të postuara (FOTO)

By

Dita e sotme shënon ditëlindjen e prezantueses Xhemi Shehu.

Në këtë moment të veçantë, krahas surprizës menjëherë pas mesnatës, Arbana, mikesha e saj e ngushtë, njëherësh kolegja në televizion, ka shpalosur ‘arsenalin’ e kujtimeve të përbashkëta.

Nga momentet në punë e deri tek udhëtimet e përbashkëta, me ndjekësit në Instagram Arbana ka ndarë gjithçka, përfshirë edhe disa foto që s’do i shihnim zakonisht në momente komike.

Dy prej tyre, një nga prapaskenat e Portokallisë dhe tjetrën ku Xhemi shfaqet me ngjyrë në kokë, Arbana i ka postuar e vetëdijëshme se do e ‘vrasë’ shoqja pasi ta shoh se i ka ndarë me publikun./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm