10 Korriku është festë për Luana Vjollcën dhe jo vetëm!
Në këtë datë, partneri i saj, Krenar Çoçaj feston ditëlindjen dhe ky moment, pa dyshim që është i shënuar për çiftin.
Vitin e kaluar, Prive.al zbuloi ekskluzivisht se çifti po pushonin në Santori për ditëlindjen e Kenit (lexo KËTU).
Atëbotë, media të ndryshme panë raportimin me skepticizëm duke e lidhur me ‘punë’ të Luanës në atraksionin turistik grek, megjithëse koha dëshmoi se si çdo herë tjetër, burimet e Prive ishin të sakta.
E këtë vit kur nuk ka mbetur shumë vend për t’u fshehur, Luana ka bërë një postim ku e pranon festën.
Pas një të diele në Shkup, çifti kësaj rradhe janë mjaftuar me shoqërinë e njëri-tjetrit në apartamentin e Çoçajt në Prishtinë ku nën shoqërinë e një gote verë dhe një filmi të bukur, dëshmojnë se festa bëhet edhe pa luks të tepruar.
Urime Keni, edhe 100! /Prive.al/