Baba është bërë shumë më herët, por tani ai e mori një tjetër epitet.
Reperi kosovar Vig Poppa, ka njoftuar në llogarinë e tij në Instagram, se ka marrë një epitet të ri.
Poppa ka shpërndarë në profilin e tij një fotografi të një vogëlushi, i cili sapo ka ardhur në jetë. Reperi me këtë rast, ka dhënë për fansat e tij lajmin se është bërë dajë.
Vogëlushi ka emrin Rron, ndërsa reperi sigurisht do të jetë ndjerë shumë i lumtur me ardhjen e tij në jetë.