Disa ide për të festuar përvjetorin e martesës

By

Duket si dje, por në fakt kaloi një vit! Po, jemi duke folur për përvjetorin e parë të martesës!
Ashtu si edhe dasma, përvjetori i parë duhet të jete një eksperiencë e paharrueshme. Këtu janë disa nga idetë tona.

Një set post-martesor
Vishni fustanin e nusërisë, shkoni në të njëjtin vend, merrni fotografin dhe kameramanin me vete dhe argëtohuni. Ju sugjerojmë të bëni një set fotosh ose një video duke përcjellë mesazhin “para” dhe “pas” martesës.

Rinovoni premtimet tuaja
Shkëmbeni edhe një herë unazat dhe premtimet tuaja, këtë radhë në një muaj të dytë mjalti, në një vend ekzotik shumë intim për ju. Pse jo këtë ta bëni edhe si një ritual vjetor.

Një darkë familjare
Organizoni një darkë intime me familjarë shumë të afërt ose me miq shumë specialë për ju. Njoftojini ata se po festoni përvjetorin tuaj. Mund të shikoni një video të shkurtër dhe foto nga momente të dasmës tuaj.

Artikuj të ngjashëm