Diplomon vajza e Safete Mustafës, aty edhe partneri i saj!

By

Ata janë definitivisht një familje shumë e lumtur.

Safete Mustafa, njëra prej Montrave Mustafa pas shumë peripecive që ka pasur në jetë, më në fund ka gjetur rehatinë.

Vajza e saj e madhe Elsa ka diplomuar dhe e gjithë familja ka qenë prezente në ceremoni. Krah Safetes shihet edhe bashkëshorti i saj, i cili ka një kohë që po i qëndron pranë në çdo paraqitje.

Bashkë me ta edhe Sahidja me bashkëshortin e saj e vajzën, kanë qenë të pranishëm në këtë ditë të rëndësishme për Elsën.

Imazhi nga kjo ngjarje është publikuar në profilin zyrtar të motrave në Instagram, ku e gjithë familja duket tejet elegante në këtë ceremoni.  /Prive.al

Artikuj të ngjashëm