Të gjithë e kemi një sozi në botë – e edhe Dua Lipa nuk bën përjashtim nga ky rregull i universit.
Këngëtarja ka një sozi që duket krejt si ajo dhe ngjashmëria është e paimagjinueshme.
Ajo quhet Hilda Kërtalli dhe është nxënëse ne gjimnazin Ismail Qemali në Tiranë. Në spotin e SiRadio.al adoleshtja kishte një pamje pothuajse identike me këngëtaren me famë botërore Dua Lipa. Me tipare të theksuara, buzë të plota e flokë të zinj, Hilda dhe Dua duken si binjake.
Po t’i krahasoni fotografitë e tyre, e dëshmoni se ato të dyja kanë tipare krejtësisht të njëjta të fytyrës. /Prive.al