Khabib Nurmagomedov u shndërrua në kohë rekorde në njërin prej emrave më të njohur në botë.
Luftëtari i famshëm rus i etnisë avar, fitoi edhe zemrat e shqiptarëve në ndeshjen e tij të fundit me Conor Mc Gregor, të cilin e rrëzoi në ring.
Njëri nga myslimanët më të famshëm në botë të momentit, është takuar edhe me ministrin kosovar të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukën.
Është sigurisht Lluka ai i cili ka realizuar një fotografi me kampionin dhe ka ironizuar me një deklaratë:
“Me Khabib Nurmagomedov, i cili nuk pranoj në asnjë moment me dal n’ring me mu”, ka shkruar Lluka.