Diçka nuk shkon tek ‘shtatzënia’ e Linda Halimit!

By

Këngëtarja Linda Halimi befasoi në orët e vona me një postim në rrjete sociale që linte të kuptohej se është shtatzënë.

‘Jam shumë e lumtur edhe pse asgjë nuk ishte e planifikuar por e mirëseardhur’ – shkruan mes tjerash në shkrimin e saj që më pas u transmetua edhe në mediat online.

Megjithatë, Linda nuk është shtatzënë por thjesht ka gjetur një mënyrë me trik që të promovoj biznesin e saj të ri në SHBA, shitjen e testeve të shtatzënisë.

‘Unë shes teste shtatzënie, kjo foto është nga një konsumator i kënaqur. P.S Nëse e lexon deri ne fund, ju duhet të bëni tënjejtën shaka në Facebook’ – ka deklaruar mes tjerash këngëtarja.

Duket se Linda që në Amerikë po shtrin aktivitetin në fusha të ndryshme, ka gjetur publicitetin më të mirë të mundshëm për t’i shndërruar kampanjat në virale.

Këngëtarja është akoma në lidhje me Big D, reperin të cilin e takoi në Kosovë gjatë punës në Bondsteel. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm