Ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e 32-të dhe përveç se mori një udhëtim surprizë me Jaht në Majami, Afërdita Dreshaj u befasua edhe me dhuratë nga bashkëshorti i saj.
Këngëtarja e njohur kosovare, ka marrë sërish një dhuratë goxha të kushtueshme nga bashkëshorti i saj, disa ditë pas ditëlindjes.
Dreshaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram edhe një imazh të një dhurate të cilën e ka marrë nga sportisti çek Jakub Kindl, me të cilin u martua gjatë muajit të kaluar.
Dhurata përfshin një çantë nga marka e shtrenjte Loius Vuitton, të cilën Afërdita plot gëzim e ka prezantuar para ndjekësve të saj. /Prive.al