Çka i tha të dashurit për ditëlindje, Teuta Krasniqi?! (Foto)

By

Prive javë më parë solli një intervistë me Teuta Krasniqin e cila për herë të parë foli për risitë në jetën private, pas ndarjes nga Blero.

Aktorja pohoi se ka filluar një lidhje të re por pa përmendur emra. Mirëpo orët e fundit portalet vendore kanë publikuar një fotografi të të dashurit të Krasniqit.

Fakt për informacion u publikua urimi për ditëlindjen që bëri Teuta në murin e Adonis Morinës në Facebook.

Dhurata që mori trajneri i fitnesit sot është publikimi i lidhjes së tij me aktoren Krasniqi.

Teuta akoma nuk është prononcuar për këtë lajm por ka bërë një postim në instagram. Në imazhin ku shihet e përqafuar ajo ka ndarë disa fjalë: “Unë të zgjedha ty dhe ti më zgjedhe mua.  Po ne kishim jetë të tjera të cilat i kemi zgjedhur vetë. Çdo person, çdo problem, çdo gabim ka qenë i shkruar të ndodhte që të drejtonte ty tek unë dhe mua tek ty”./Prive.al

❤️

A photo posted by Teuta Krasniqi (@teutakrasniqi) on

Artikuj të ngjashëm