Këngëtarja Dhurata Ahmetaj ka qenë pjesë shumë e shtypit rozë, sidomos pas largimit nga kompania e Bleros.
Që nga ajo kohë, Dhurata nuk ka publikuar asnjë këngë por kësaj pauze në ekran por jo në punë, i erdhi fundi.
Gjatë këtij pushimi, këngëtarja ka punuar në krijimin e brendit të saj duke investuar në identitetin skenik me të cilin do paraqitet tani e tutje.
Ndërsa, sipas disa burimeve, Ahmetaj është në finalizim të këngës dhe brenda 10 ditësh fillon regjistrimin e klipit të saj.
Po të njëta burime tregojnë se Dhurata vjen më fuqishëm se kurrë më parë dhe do të na befasoj me ndryshimin e saj.
Se çka po zien këngëtarja do e kuptojmë në qershor kur do të publikohet edhe videoklipi i ri i saj./Prive.al