Më në fund, Ricky Martin thyen heshtjen për pretendimet për incest

By

Ricky Martin ka folur për herë të parë që kur nipi i tij pretendonte se kishte qenë në një marrëdhënie seksuale me këngëtarin dhe më pas ishte përndjekur nga ai.

Në një video dy minutëshe të siguruar nga TMZ, Martin i quajti akuzat “të dhimbshme” dhe “shkatërruese”.

 

Ai tha se nuk i ishte lejuar të fliste publikisht derisa të zgjidhej çështja.

Martin vazhdoi duke iu drejtuar drejtpërdrejt nipit të tij 21-vjeçar: “Më vjen mirë që këto pretendime u vërtetuan të rreme, por unë do t’ju them të vërtetën, ka qenë kaq e dhimbshme – ka qenë shkatërruese për mua, për familjen time, për miqtë e mi. Nuk ia uroj këtë askujt.”

“Tani, prioriteti im është të shërohem… me muzikë. Mezi pres të rikthehem në skenë. Mezi pres të rikthehem para kamerave dhe të argëtoj, gjë që bëj më së miri.

Martin publikoi gjithashtu një video të ngjashme në të njëjtën kohë, duke folur në spanjisht.

Në fillim të këtij muaji, Martin kishte mohuar të gjitha akuzat kundër tij në Twitter, duke thënë se ato ishin “plotësisht të rreme”.

Martin do të performojë të premten dhe të shtunën në Hollywood Bowl në Los Angeles.

Këngëtari është i martuar me piktoren siriano-suedeze Jwan Yosef që nga viti 2017 dhe çifti jeton në qytetin bregdetar verior Dorado në Porto Riko me dy fëmijët e tyre.

Artikuj të ngjashëm