Si çdo vit, edhe këtë herë revista prestigjioze amerikane People, do e bëjë anoncimin e “Burrit më seksi në botë”.
Data për shpalljen e burrit që e mbanë këtë titull sipas kësaj reviste, do jetë 14-të nëntori, por megjithatë, në mediat ndërkombëtare, ka shpërthyer lajmi se ai që do e mbajë këtë epitet është këngëtari amerikan Blake Shelton.
Revista Gossip Cop, ka zbuluar se Blake do jetë i nderuari për këtë vit, ndërsa imazhi i tij do vendoset në kopertinën e People me 15 nëntor.
I dashuri i Gwen Stefani, pati një vit të bujshëm. Ai publikoi albumin e ri Texona Shore e po ashtu, po vazhdon të jetë trajner në The Voice dhe pjesa dërrmuese e fituesve të këtij kompeticioni, dalin nga duart e tij. /Prive.al