Tuna mbrëmë lëshoi klipet për këngët e albumit.
Këngëtarja bashkëpunoi me Armend Rexhepagiqin, Aida Barakun, Darko Dimitrov dhe Yll Limanin, për projektet e reja të cilat i ka shoqëruar të gjitha me mini-klipe.
Në këngën “Tani m’ke zemër”, shihet edhe burri i saj Patrisi të cilin e puth këngëtarja.
Këngët e saj janë duke u pëlqyer nga publiku dhe po shpërndahen gjithandej./Prive.al