Habiti internetin me një varg të postimeve me ngjyrën lejla që normalisht dihej se simbolizonin diçka për këngëtaren Elvana Gjata.
Por, kur rruga e saj u ndoq edhe nga emra si Capital T, 2po2, Flori, Bruno e të tjerë nga Threedots u la të kuptohej se bëhej fjalë për një projekt, enigma e të cilit u zgjodh pjesërisht kur u raportua se këngëtarja do vie në duet me reperin nga Prishtina.
E duket se befasitë ‘Lejla’ të Elvanës nuk mbarojnë me kaq për faktin se Prive.al nga burime të sigurta ka mësuar që definitivisht bëhet fjalë për trio, ku dyshes do t’i bashkangjitet edhe daja i Kapos, 2po2.
Xhirimet e projektit siç mësojmë tashmë janë finalizuar dhe në mesin e disa skenave, në të shumëpërfolurën me tren Elvana do shfaqet vetëm.
Treni i ‘denoncuar’ nga qytetarët digjital të ish-kryeministrit Sali Berisha do shërbej si skenë e klipit në të cilën këngëtarja e hitit ‘Njësoj’ do shfaqet lartë, mbi mjetin transportues.
Ky projekt muzikor i shumëpritur nga fansat e tre artistëve pritet të publikohej brenda muajit Shtator apo eventualisht në fillim të Tetorit. /Prive.al/