Sot ndërroi jetë një nga regjisorët më të mirë kosovarë, Bekim Lumi.
Këshilli organizativ ka bërë përgatitje të nevojshme që ceremonia dhe procesi i varrimit nesër, të kalojë në mënyrë dinjitoze.
Arian Krasniqi, nga ky këshill, tregoi për Klan Kosova se në orën 12:00 në Teatrin Kombëtarm, do të ketë mbledhje përkujtimore bashkë me homazhe për të ndjerin Lumi, pastaj nga Teatri, arkivoli do të niset për në varrezat e qytetit të Prishtinës, që nis në orën 14:00, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq të mëkurën, nga ora 10:00 deri në orën 17:00 do të hapet Libri i Zisë.
Krasniqi tregoi se dëshira e Lumit ishte që ceremonia e varrimit të mos bëhet me fjalime të gjata dhe të tepërta si dhe të ketë pika muzikore të asaj klasike të zgjedhur nga një fragment i shfaqjeve të tij.