Detaje rreth edicionit të ri të festivalit “Kënga Magjike”

By

Prezantuesi i njohur shqiptar Ardit Gjebrea, ka zbuluar disa detaje lidhur me edicionin e 21-të të festivalit “Kënga Magjike”.

Përmes rrjeteve sociale, Gjebrea njoftoi se më 2 dhe 3 shtator nga ora 10:00 deri në orën 16:00, pranohen këngët e reja për këtë edicion.

Poashtu, Gjebrea shtoi se këtë vit, në “Kënga Magjike” do të këndojnë live edhe artistë “Big” jo vetëm “neë artist” dhe sa i përket votimit, publiku do të vendosë së kush do të shkojë në finale prej artistëve “Big”, kurse për artistët e rinj vendos juria.

Më poshtë njoftimi i tij i plotë:

“Të hënën dhe të martën, 2 dhe 3 Shtator, nga ora 10.00 – 16.00 mirëpresim në TV Klan këngët e reja të #këngamagjike2019.
Që të dielën e parë të transmetimit, dt 22 Shtator: do këndojnë “live” jo vetëm këngëtarët Neë Artist, por edhe ata Big!

Vlerësimi i telespektatorëve vendos këtë vit, se cilët Big do të jenë në gjysëmfinale, ndërkohë që juria vendos për Neë Artist.
Pas 20 vitesh eksperiencë, “Edicioni 21″ do sjellë të rejat që ndër vite janë diskutuar dhe kërkuar nga vetë artistët dhe publiku”./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm