Kanë dalë detaje të reja rreth këngës së përbashkët të Skerdit me Mandin.
Këngëtari nga Shqipëria, Skerdi, ka treguar se projekti muzikor quhet “Çokollata”, dhe do të publikohet javën që vjen.
Këtë e ka zbuluar përmes një postimi në Instagram, madje në Instastory artisti tha se nuk ka pasur nevojë të keqpërdoren në TikTok, pasi sipas tij, s’janë me kualitet dhe jo të përfunduara.
Datë të saktë nuk ka ende, megjithatë mezi po presim ta dëgjojmë./Prive.al
View this post on Instagram