Dëshiroi portretin perfekt të familjes, Kim dështoi me photoshop!

By

Kim Kardashian dhe familja e saj patën një kohë të vështirë gjatë photoshoot-it të këtij viti për Halloween.

Kardashian, e cila ishte e veshur si Betty Rubble, postoi një foto familjare me temë nga Flintstones në Instagram, duke zbuluar se vajza e saj Chicago duhej të editohej brenda.

“Kjo foto familjare ishte një sfidë e tillë sepse Chicago ishte aq e frikësuar nga Dino!” Kardashian, 39 vjeçare, tha për vajzën e saj 21 muajshe. Dinosauri Dino është kafsha shtëpiake e familjes Flintstone.

Mirëpo dëshira e Kimit që të kishte portretin perfekt të familjes të veshur të gjithë me kostume, e shtyu atë që t’i kërkonte fotografit të saj, të përdorte aftësitë e tij të editimit dhe kështu të editonte vajzën e saj në foto.

“Kjo fotografi familjare ishte një sfidë e tillë sepse Chicago ishte aq e frikësuar nga Dino! Ne u përpoqëm ta shpjegonim dhe t’i tregojmë asaj se ishte thjesht babi por ajo nuk e kuptonte ende konceptin! Kështu që falenderoj fotografin për editimin e saj dhe që bëri realitet ëndrrën e familjes tonë!”

Burimi: People.com

 

 

Artikuj të ngjashëm