Imazhi i saj të përçon personalitetin e një njeriu të rreptë, të dikujt që i pëlqen disiplina dhe ka kaluar jetën duke iu kushtuar profesionit që e do.
Ajo është bërë deputete dhe njëra ndër figurat kyçe të politikës shqiptare.
Grida Duma një prej fytyrave më të njohura në debatet politike ka treguar se me kalimin e kohës është mësuar të koordinojë orët e gjata të punës me kohën që duhet të kalojë në familje.
E pyetur për rutinën familjare në emisionin Wake Up në Top Channel në Shqipëri, Grida tregon se mëngjesi është hapësira që do të shfrytëzojë më shumë.
“Dita nis me rrugën për në shkollë të tim biri. E çojmë në këmbë se e kemi afër shtëpisë.”- u shpreh ajo, e cila rrëfen gjithashtu se nuk ndodh kurrë të nisë aktivitetin e saj pa konsumuar një vakt të bollshëm për mëngjes.
“Nuk ndodh kurrë të mos ha mëngjes. Është vakti më i rëndësishëm. Nëse nuk e bëj truri nuk furnizohet dhe s’funksionon siç duhet. Pra më bie të fikët.”
Duma, e cila njihet si një nga gratë më të forta të politikës, tregon se jo gjithnjë është kështu dhe si çdo njeri ka pikat e saj të dobëta dhe ai është pikërisht djali i saj 12- vjeçar, Darieni.
“Im bir më prek. Ja ku jam e dobët, por bëj mirë të mos ja them sepse fëmijët e zgjuar përfitojnë nga kjo.”- tregon ajo. /Anabel.al