Demi Lovato dhe Taylor Swift ishin në thelb si miqtë më të mirë në MTV Music Video Awards të martën e kaluar. Duke mos treguar asnjë shenjë përçarjeje – pavarësisht thashethemeve për një grindje të raportuar prej vitesh.
Një llogari e fansave të Taylor Swift publikoi një video të lezetshme të këngëtares së “Lavender Haze” duke u kënaqur me performancën live të Demit në X (ish-Twitter), ndërsa këngëtarja e hitit “Confident” u përgjigj me një emoji të buzëqeshur të rrethuar nga tri zemra.
Demi ndjek edhe Taylor-in në Instagram (krijuesja e hitit Cruel Summer nuk e ka ndjekur shembullin, por ajo nuk ndjek askënd për momentin në faqen e saj.)
Thashethemet për një grindje mes dy artistëve muzikorë të listës A filluan që në vitin 2010.
Tensioni mes dy artistëve vazhdoi për vite me rradhë.