Këngëtarja shqiptare,Rita Ora, ka tronditur me deklaratën e dhënë së fundmi, duke thënë se është biseksuale.
Ajo ka dhënë një intervistë për revistën “People”, ku ka folur për herë të parë në lidhje me këtë fakt.
Pak kohë pas publimit të këngës së saj të re “LGBT Anthem’ Girls”, Rita Ora ka zbuluar se është biseksuale.
Këngëtarja 27-vjeçare ka treguar se në të kaluarën ka pasur eksperienca edhe me meshkuj dhe me femra, shkruan noa. “Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam”, u shpreh Rita Ora për revistën “People”.