Sa herë që Rezarta Shkurta flet në superlativa për gjyshin e bashkëshortit të saj, dikatorin Enver Hoxha, një gjë është e sigurtë – sherri.
Raportimet mediale bëjnë që këngëtarja të përfshihen në debate por këtë herë, gjërat kanë qenë më serioze.
Një imazh i vajzës me stërgjyshen, Nexhmije Hoxhën, rreth 2500 pëlqime dhe një mbishkrimin ku flitej për ‘gjyshin e madh’ (Enverin) u bë mollë sherri mes këngëtares dhe gazetares Dalina Buzi.
Portali i kësaj të fundit, Anabel, foli mbi amnezinë duke asociuar me harresën kolektive mbi veprën e diktatorit gjatë katër dekadave të sundimit të hekurt.
Kaq ka mjaftuar për një përgjigje të ashpër të Rezartës që publikisht ka kritikuar Buzin madje duke përmendur detaje të panevojshme për publikun mbi jetën e saj private.
Reagimi i plotë i Rezartës, më poshtë. /Prive.al