Orët e sjelljes në jetë të fëmiut të dytë po afrohen për Emina Çunmulaj dhe në një moment unik si ky, ajo s’ka se si të mos jetë në kontakt me ndjekësit e saj të shumtë, si çdo ditë tjetër.
Modelja shqiptare ka vendosur t’i shprehë emocionet përmes një postimi me foton ku shfaqet e veshur me veshje tradicionale shqiptare në fokus.
‘I vogli im. Të premtoj që do të bartë te ti të njejtat vlera që janë bartur tekunë nga nëna ime. Të premtoj që gjithmonë do të kujtoj se nga ku vjen mami jot dhe sa krenare jam. Kultura ime është aseti më i çmuar që unë kam dhe detyra ime do jetë që gjithmonë të ju mësoj ty dhe Ellan mbi bukurinë e saj, kulturës shqiptare’ – ka qenë përshkrimi mbi foton. /Prive.al