Dasma e Ilirit, çka ndodhi me Sabianin?

By

Ilir Shaqiri bëri dasëm mbrëmë.

20 vite pas kurorëzimit me bashkëshorten e tij, Emanuelan, ata festuan dashurinë e tyre me miq dhe shokë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ilir Shaqiri Fan Club 🌟 (@ilirshaqirifanclub)

Sigurisht, nuk do mungonin as ‘kllapa’ e ‘Big Brother VIP’.

Të ftuar e rrjedhimisht të pranishëm ishin miqtë nga kjo aventurë si; Arjola Demiri, Ardit Çuni, Meridian Ramçaj, Valon Shehu, Sheila Haxhiraj.

Aty ishte edhe Arbana Osmani e sapokthyer nga pushimet dhe pronarja e TOP-it, Sara Hoxha.

Por, në event mungoi dikush goxha i rëndësishëm (dikur) përgjatë aventurës në ‘BB VIP’.

Fjala është për Sabianin që ‘çmendej’ për Ilirin duke e konsideruar vëlla e ‘100 mijë euroshin e tij’.

Krisja e madhe për të cilën dyshohet prej javësh që kur këngëtari tha se ‘Iliri e ka shfrytëzuar’ u vulos me mosprezencën në dasëm.

Teksa festa zhvillohej, Sabiani ka postuar nga jugu i Shqipërisë në pushime bashkë me djalin.

Në festë mungonte edhe mikja e dikurshme, Monika, që krisjen me Ilirin e pati më të hershme se Sabiani, ndonëse të dy, herët apo vonë përfunduan në të njëjtin epilog. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm