Dardha nën dardhë: Tian në hapat e babait (VIDEO)

By

Ka vetëm pak muaj nga momenti kur ka ardhur në jetë, por prirjet dhe talenti për Tianin e vogël duket që vetëm sa kanë nisur të formësohen.

Me asistencë të prindërve të tij, Tiani duket se synimet në jetë do i ketë të qarta dhe pashmangshëm mbase do të merret me muzikë.

Kjo vërehet në videon e fundit të ndarë nga Patrisi në rrjete sociale ku shfaq Tiani në prehërin e tij teksa simulon lëvizjen e duarve në sinkron me muzikën klasike në prapavijë.

Ndryshe, krahas Tunës si një prej këngëtareve më të suksesshme të muzikës moderne shqiptare, prirja gjendet edhe në rrënjët e familjes nga babai.

Patrisi është pjesë e Filharmonisë së Kosovës teksa gjyshi, Tomor Krasniqi numëron mbi 50 vite karrierë si kompozitor i muzikës së mirëfilltë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm