Këngëtari i famshëm kosovar Ramadan Krasniqi i njohur edhe me nofkën Dani, ka publikuar mbrëmë këngën e tij më të re.
Një baladë dashurie krejtësisht e stilit të Danit, është lansuar nga këngëtari me një klip.
Ai shfaqet elegant si gjithmonë dhe as në veshje kësaj here s’i është larguar të qenit “Dan”.
Balada e Danit, sikurse edhe të tjerat i flet një dashurie që ka përfunduar me ndarje dhe me vuajtje. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=FYCVG6VFbqg