Jehona e eventit ‘Oda’ po vazhdon.
Me synimin kryesor, promovimin e turizmit dhe bukurive shqiptare, në këtë mbrëmje gala të para dy netëve nuk munguan as fytyra nga Kosova.
Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj ndau një çmim por në këtë event duket të mos ketë munguar as Anita Haradinaj, bashkëshortja e Kryeministrit bashkë me motrën dhe kunatat.
Në një fotografi të ndarë sot me ndjekësit në rrjete sociale, Anita ka zbuluar se si janë dukur në tërësi gratë e Haradinajve.
Kush ju duket më mirë? Vota jonë shkon për Lolën, bashkëshorten e Dautit! /Prive.al