Nuk ka as një muaj që ajo ka publikuar këngën e saj të fundit me titull “La Reina”.
Me një klip ku po dukej super atraktive, Dafina Zeqiri solli një projekt të kompletuar, si për nga mënyra e të kënduarit si vizuelisht.
Por këngëtarja e cila nga Shtetet e Bashkuara u kthye në Kosovë për të vazhduar me karrierën e saj muzikore, po paralajmëron një këngë të re.
Duke bërë një fotografi pranë bregdetit, ajo shfaqet duke mbajtur për dore një djalë ndërsa përshkrimi i fotografisë, lë të nënkuptohet se fjala është për dashurinë.
“Zemrën e thyme, prej meje s’e ki”, shkruan Dafina, e cila në këtë imazh shfaqet me flokët e gjata. /Prive.al