Pasi u rikthye në Kosovë për të vazhduar me karrierën aty ku e la, Zeqiri po përgatitet për lansiin e këngës së re.
Ardhja nga Shtetet e Bashkuara në Kosovë ishte e frytshme për Zeqirin që dy muaj më parë lansoi edhe këngën e re me reperin Lum Berisha.
“Kalon” u shndërrua në një projekt shumë të suksesshëm dhe tani numëron mbi 20 milionë klikime.
Këngëtarja e hitit “Fuego”, ka përfunduar xhirimet e klipit të saj të ri, që duket të jetë diçka shumë urbane dhe tipike e stilit të Dafinës.
E rrethuar me plot të rinj që vallëzojnë në klipin e saj, Zeqiri është parë edhe duke ngarë një Ferrari të cilin e prezanton në video spotin e saj. /Prive.al