Pas ribashkimit, Dafina Zeqiri po jeton ditët më të bukura të dashurisë më Dj Geek, që është edhe bashkëpunëtori i saj.
Dhe Dafina, që po rikuperohet nga operimi i vështirë në gju, po llastohet nga i dashuri i cili edhe gatoi për këngëtaren. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau një fotografi të pjatës që ai i kishte përgatitur.
“Një DJ që di të gatuajë”, shkruan ajo në postimin e ndarë.
Në anën tjetër, këngëtarja këtë javë ka nisur xhirimet për videoklipin e ri të këngës “Duro”. /Prive.al