A është ky mashkull përkrah Fjollës i dashuri i saj?!

By

Këngëtarja Fjolla Morina tash e një kohë ka nisur një lidhje të re në jetën e saj që po e bën shumë të lumtur.

Sipas të gjitha gjasave e dëshpëruar pak nga përvojat e mëhershme, këngëtarja e ka mbajtur lidhjen tejet sekrete duke mos e zbuluar kurrë të dashurin e saj.

Por, një foto e Fjollës në rrjetin social Snapchat ku shihet dorë për dore me një mashkull ka bërë të dyshohet mos ky është personi që i ka vjedhur zemrën.

Megjithatë, Prive.al mëson se ky nuk është i dashuri me të cilin Fjolla është në lidhje tash e një kohë dhe me gjasë, mashkulli në foto duhet të jetë një familjar ose mik.

Rastet kur fotot nga Fjolla me meshkuj kanë ngjallur debat nuk kanë qenë të rralla. Vitin e kaluar, ajo u mendua se ndodhet në Paris me ndonjë të dashur por që në fund doli se personi në imazhe ishte djali i hallës së këngëtares. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm