Disa herë gjatë karrierës së saj këngëtarja e njohur ka qenë pre esulmeve nga “Hakerët” duke i’u fshirë e dëmtuar shumë nga projektet e saj në Youtube.
Një gjë e tillë duket se ka ndodhur përsëri së fundmi sepse po të shikosh në kanalin e saj në Youtube mungojnë disa nga projektet më të suksesshme të saj.
“Te ti”, “IAM” e shumë projekte tjera nuk gjinden më në kanalin zyrtar të saj derisa nuk dihet nëse një gjë e tillë është bërë me qëllim nga vetë artistja apo përsëri kemi të bëjmë me një “sulm” nga jashtë.
Sidoqoft mungesën e projekteve e kanë vërejtur fansat të cilët me ngulm po kërkojnë të rikthehen projektet në fjalë. /Prive.al/