Gold AG bashkëpunim edhe me Dudën

By

Reperi Gold AG po vazhdon të vulosë emërtimin e rekordmenit të skenës shqiptare.

Projektet ai nuk po ka ndërmend t’i ndalë. Pak kohë pasi publikoi këngën solo ‘Bota kalimtare’ dhe në plan ka edhe duetet me Shyhrete Behlulin dhe Leonora Jakupin, ai ka paralajmëruar projektin e ri.

Në një foto ku shihet me Dudën, ai ka treguar se kënga e re e përbashkët vjen së shpejti.

Kujtojmë se Duda dhe Gold AG vitin e kaluar publikuan këngën ‘Çka po ndodh’ që trajtonte rrethanat e fundit shoqërore në vend, protestat e dhunshme dhe konfliktin në Kumanovë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm