Ka tash e disa ditë që këngëtarja Dafina Zeqiri i ka fshirë të gjitha fotot e mëhershme në rrjete sociale dhe po i jep gjithë vëmendjen projektit të ri muzikor i cili e sjellë atë si nuse.
Fillimisht e nisi me vetëm disa fotografi e nga dita në ditë, Duffy po zbulon copëza të tjera nga projekti.
Sot, ajo ka publikuar fotografi e veshur siç nuk e kemi parë më herët, me kostum tradicional.
Një kombinim ky që tingëllon shumë paradoksal dhe i kundërt por që definitivisht mund të themi se ka rrëzuar të gjithë skeptikët.
Këngëtarja e njohur shfaqet mahnitëse edhe në këtë formë duke çuar veshjen tradicionale pa diskutim në një tjetër nivel.
Tre fotografitë e plota nga seti ua sjellim më poshtë. /Prive.al