Debutimi i aktores së njohur në Instagram, ‘thyen’ platformën

By

Jennifer Aniston është një prej aktoreve më të pëlqyera dhe shumë të dashura për publikun kudo në botë.

Që prej debutimit të saj në “Friends” aktoren e kemi parë kryesisht në role të zhanreve komedie. Edhe pse shumë e ndjekur dhe shumë e pëlqyer, Jennifer Aniston ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe jetës së zhurmshme që këto të japin.

Por për fansat e saj një super lajm i mirë vjen nga aktorja pasi sot ajo është anëtarja më e re e rrjetit të madh të përdoruesve të Instagram.

Vetëm në 8 orë, aktorja ka rreth 2 milionë ndjekës dhe në përshkrimin e bio-s në krye të profilit të saj, aktorja ka shkruar: “Miqtë më thërrasin Jen”.

Faqja e re e Instagramit Jennifer Aniston është “në pushim” pasi u rrëzua disa orë pasi ylli u regjistrua në platformë.

Ish-aktorja e Friends, zyrtarisht bëri debutimin e saj të martën, duke bërë që platforma të rrëzohej përkohësisht ndërsa fansat u mblodhën për të ndjekur llogarinë e saj.

Pas një ore, faqja e Anistonit kishte tërhequr më shumë se 116,000 ndjekës dhe postimi i saj i parë fitoi qindra mijëra pëlqime përpara se të rrëzohej.

Burimi: Theguardian.com

 

Artikuj të ngjashëm