Ndryshimet e viteve të fundit të Dafina Zeqirit nuk janë mirëpritur pothuajse aspak nga fansat e këngëtares duke bërë që kjo e fundit të mos ketë famën e përkrahjen që kishte dikur.
Një imazh i vrazhdë që po ndërtohej nga Dafina me tatuazhe në secilën pjesë tê ë trupit, flokë të shkurtëra e veshje ndryshe nuk po përqafohej nga fansat e saj.
Mirëpo ngadalë, këngëtarja ka filluar të rikthehet në identitet duke u shfaqur e ëmbël si dikur që në videoklipin ‘Hate You, Love You’.
Në vazhdën e këtyre ndryshimeve, Dafina tashmë ka hequr disa prej tatuazheve në gishta që më shumë se diçka estetike, ngjanin në shkarravitje e paplanifikuar.
Këtë ajo e ka bërë në SHBA ku po qëndron aktualisht përmes intervenimit me laser. /Prive.al/