‘Lila’ super projekti i Kidës me Samra!

By

Siç ishte paralajmëruar, në mesnatë është publikuar projekti i Kidës me reperin gjerman, Samra.

Kënga është punuar nga Mixey dhe Apollo teksa secili prej artistëve interpreton në gjuhën e vet.

Kjo lëvizje ka qenë super mirë e menduar që Kida të depërtojë edhe në tregun muzikor gjerman.

Titulli i këngës ‘Lila’ lidhet me emrin e këngëtares – Orhidea.

Videoklipi i realizuar tejet profesionalisht në Dubai mban vulën e produksionit “Fati TV” me të cilët bashkëpunojnë prej kohësh Mozzik dhe Loredana.

Shijojeni të plotë në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm