Fakti se nuk mund të jesh pranë familjes në momente të veçanta pa dyshim se përbën një ndër aspektet negative të të qenurit i famshëm. Festat e ndryshme, artistët i kalojnë të angazhuar me koncerte përkrah fansave.
E Dafina Zeqiri këtë Vit të Ri do e presë duke performuar në Shqipëri, bashkë me kolegun e saj, reperin Noizy.
Ndryshe, dyshja performuan pak javë më parë bashkë në kryeqytetin shqiptar duke dëshmuar se akujt e diss-ave dhe ofendimeve i përkasin të kaluarës.
Raportet kolegiale korrekte mes artistëve që përvojat e hidhura i kanë lënë prapa krahëve, definivisht përbëjnë një hap për t’u përshëndetur në estradën shqiptare. /Prive.al/