Dafina dhe Noizy bëhen bashkë sonte!

By

Një ndër zhvillimet më pozitive në skenën muzikore shqiptare kohëve të fundit është padyshim zbutja e tensioneve në mes grupeve të caktuara në estradë. Dikur përpos komunikimit verbal të ashpër, nuk mungonin as zënkat që degjeneronin dhe në rrahje.

Por tani, shumë prej ‘armiqëve’ të dikurshëm kanë lënë pas të kaluarën e hidhur dhe po dëshmojnë një raport kolegial shumë korrekt.

Të gjithëve na kujtohet diss-i i verës së vitit 2012 ku Noizy thumboi rëndë Ledrin dhe paralelisht edhe ‘nusen’ e tij të atëhershme, Dafinën. Megjithatë, fatmirësisht raportet tani janë përmirësuar deri në atë masë sa Dafina dhe reperi nga Shqipëria të performojnë bashkë në një prej eventeve të organizuara.

Kjo do të ndodhë sot në Tiranë nën organizimin e ikonës së bukurisë, Valbona Selimllari e cila së fundmi ka marrë timonin e drejtimit të një prej qendrave më të mëdha tregtare në kryeqytetin shqiptar.

Hyrja për të gjithë të interesuarit, do të jetë falas. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm