Për jetën private të këngëtares Dafina Dautit flitet relativisht pak.
Përpos faktit që është një nënë beqare e cila ja del e vetme të rrisë vajzën e saj Elizabetën, emri i këngëtares nuk është lakuar shpesh për ndonjë lidhje të mundshme.
E dyshimet nisën nga një fotografi e fundit përkrah një mashkulli.
Ndjekësit në rrjete sociale nisën ta komentojnë ‘çiftin’ i cili në fakt… është thjesht një dyshe miqsh!
Dafina nuk është në lidhje me djalin në fjalë i cili është trajner fitnessi por me të gëzon vetëm një shoqëri të mirë dhe goxha të afërt.
Personi (nëse ekziston një i tillë) krah Dafinës vazhdon të mbetet misterioz… /Prive.al