Cozman ka qenë kryetitull i medieve në ditët e fundit e jo vetëm për muzikë. Emri i reperit u lakua edhe për çështjen në gjykatë por për të cilat publikisht Cozy ka preferuar të hesht e të flas përmes armës së tij muzikës.
Tashmë dihet që ai është në përgatitje e sipër të këngës së parë debutuese si solo artist por nuk përfundon me kaq.
Prive mëson se përpos kësaj, Cozman është duke përgatitur edhe disa këngë të tjera që do të jenë në bashkëpunim.
Këtë herë nuk është bërë bashkë me Tunën si në projektet paraprake por forcat i ka bashkuar me një tjetër reper./Prive