Kryeministri Kurti takohet me Pjetër Malotën, kundërshtarin e dikurshëm të Van Damme

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka befasuar me një takim me kundërshtarin Jean-Claude Van Damme-it, aktorin shqiptar, Pjetër Malotën.

Kurti në turneun e tij në Shtete të Bashkuara të Amerikës u pa në shoqërinë e aktorit shqiptar ku ky i fundit ndau edhe disa fotografi në Facebook nga takimi me kryeministrin.

Malota është më i njohur për paraqitjet e tij në filma me Jean-Claude Van Damme. Ai ka mbi 40 vjet përvojë në Tae Kwon Do/Hapkido.

Në vitin 1984, Malota bëri debutimin e tij në film në një rol të vogël në Furious dhe më pas luajti një anëtar i një bande sindikale në filmin aksion Ninja Turf.

Pjetër Malota, regjisor i “Kill'em All”, luan Van Damme | KOHA JAVORE

Në vitin 1991, Malota filloi të punonte me Van Damme, duke luajtur një vrasës me shkelma me thika në këpucët e tij në “Double Impact”.

Në filmin “Nowhere to Run”, ai shihet duke luajtur të dënuarin të cilin Van Damme që përpiqet ta lirojë, por vritet. Në “The Quest” të vitit 1996, Malota përdori përsëri aftësitë e tij të goditjes duke luajtur me luftëtarin spanjoll që lufton Van Damme në turne.

Gjatë 26 viteve të fundit, Malota ka punuar si koordinator për arte marciale në 25 filma. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm