E njohur për çantat e firmave të njohura e ndër të preferuarat e ka Louis Vuitton, këngëtarja e famshme e muzikës popullore këtë aksesor e ka të preferuarin e saj.
Kësaj here, në edicionin festiv të emisionit Prive, ajo është përgjigjur në “50-të pyetjet” e famshme, duke zbuluar shumë nga vetja.
“Sa kushtojnë çantat e tua?”, e pyet Vlorjan Halili…
“Nuk i kam llogaritur asnjëherë. Me rëndësi është të ndjehem rehat në to dhe të më pëlqejnë. E si çdo femër tjetër edhe unë kam dëshirë t’i ndërroj e të kem plot”, ka thënë Behluli, e cila ka refuzuar ta japë shifrën marramendëse të çantave të saj. /Prive.al