Kushti i Mozzik për të zbuluar detajet e albumit të ri

By

Teksa ka gati albumin, reperi i njohur Mozzik ka vendosur që ta bëjë më interesante pjesën  e publikimit të detajeve.

Përmes rrjeteve sociale, ai ka vendosur një kusht që duhet të plotësohet për të zbuluar titujt e këngëve dhe bashkëpunimet.

Fansat duhet të bëjnë plot gjysmë milioni komente në postim, një taktikë kjo e përdorur për të mbajtur e rritur aktivitetin në platforma sociale.

‘Sa ma shpejt qe bohen 500mije komente #2EURO i qes edhe emrat e kongve e ma shume detaje .. shkojme mezi po pres me nda Albumin me juve’ – është shprehur Mozzik teksa rreth 12 orë nga publikimi janë grumbulluar mbi 21 mijë sosh. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm