Shumica e ngjarjeve të mëdha janë mbajtur në mënyrë virtuale këtë vit si pasojë e gjendjes së krijuar nga COVID-19.
Gjithashtu edhe “Çmimet Emmy” shfaqjen e mbajtën përmes televizionit dhe pa prezencë të fituesve, përcjell BBC.
Aktori i humorit, Jimmy Kimmel, mbajti ceremoninë në një Qendër të Los Anxhelos të zbrazët, me disa prezantues të ftuar që u bashkuan me të në studio.
Ndërkaq, shumica e fituesve, të shfaqur në ekrane të televizionit së skenës pranuan çmimet e tyre nga shtëpia.
Komedia kanadeze Schitt’s Creek dhe drama Succession ishin fituesit më të mëdhenj të natës.