E ftuar në emisionin NIN të Klan Kosova, Nora Istrefi foli për projektin e saj të ri “Sa t’kom dasht”.
Këngëtarja deklaroi se prej fillimit ka dashur një rikthim bombastik dhe ka besuar në projektin e saj pasiqë prej fillimit ka ditur saktë se çfarë do.
Nora u pyet edhe në lidhje me suksesin e Erës për të cilin në një mënyrë ka dorë edhe ajo pasiqë me punën e saj tash e 15 vite ka kontribuar financiarisht në familje.
‘Tash e 15 vite e kom majt familjen. Kjo e ka pas të mirën e saj sepse Era nuk e ka pas në asnjë moment presionin e të hollave, që me bo një zhanër tjetër vetëm për përfitim material’ – deklaroi Nora në NIN.
‘I kom thon [Erës] bone muzikën që të pëlqen edhe në të cilën nihesh vetja’ – shtoi këngëtarja duke nënvizuar edhe rolin e gjeneve në këtë sukses familjar pasiqë talenti është trashëguar nga e ëma që dikur në zhanrin e muzikës popullore ishte këngëtare shumë e sukseshme. /PRIVE.AL/